Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë me punë të ndershme. Përmes një kartoline në profilin zyrtar në facebook, Presidenti uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira. Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.
“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare. Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!” – shkruan Presidenti Begaj.