23:53 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot, 10 vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë

09:24 | 09/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot, 10 vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Sot mbushen dhjetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Drejtësi për të burgosurit sot kërkohet në Ferizaj dhe Lipjan, ku do të mbahen protesta. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën Penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë. Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.

Prokuroria Republikane Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja parashtroi kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona është sjell aktvendim lirimi.

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Vlerësimi i aktakuzës u bë në fund të vitit 2015 kur për herë të parë, grupi prej 37 të akuzuarve u mblodh në sallën e vogël të Gjykatës Penale. Shqyrtimi kryesor filloi më 10 shkurt të vitit 2016. Seancat e para gjyqësore ishin thuajse të heshtura, por në fjalët hyrëse që kishin mundësi t’i japin të arrestuarit, u denoncua likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit. Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”.

Pas

Furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri që modifikoheshin me silenciatorë, arrestohen 2 persona

Para

Putin: Detyra jonë është të mbrojmë dinjitetin e ushtrisë ruse

Para
Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Putin: Detyra jonë është të mbrojmë dinjitetin e ushtrisë ruse

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.