18:16 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot 107-vjet nga lindja e shenjtores shqiptare Nënë Tereza

16:36 | 26/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot 107-vjet nga lindja e shenjtores shqiptare Nënë Tereza

Si sot 107 vite më parë në një familje shqiptare në Shkup do të lindte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Ajo ishte humaniste e madhe, fituese e çmimit nobel për paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Nënë Tereza mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku kreu dhe gjimnazin, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. 

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi:

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985.

Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. 

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: nene tereza
Pas

Basha sulmon Ramën: Përgjegjës kryesor për ikjen masive të shqiptarëve, nuk e bren ndërgjegjia

Para

Mediu i druhet dominimit serb: Ja pse kam frikë nga bashkimi ekonomik Shqipëri-Serbi, është kërkuar herët nga serbët

Para
Mediu i druhet dominimit serb: Ja pse kam frikë nga bashkimi ekonomik Shqipëri-Serbi, është kërkuar herët nga serbët

Mediu i druhet dominimit serb: Ja pse kam frikë nga bashkimi ekonomik Shqipëri-Serbi, është kërkuar herët nga serbët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënohet sërish presidentja Osmani

Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza

Adriatik Lapaj shpërthen pas zgjedhjeve: Është angazhuar gjithë këneta për të mos më lejuar në Kuvend

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.