15:25 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot 6 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, cilët janë deputetët që do të jenë në seancë

09:52 | 21/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot 6 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, cilët janë deputetët që do të jenë në seancë

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore  për protestuesit e opozitës që janë arrestuar 3 ditë gjatë protestës. Të hënën mijëra qytetarë protestuan para parlamentit pasi ishin kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm.  6 prej tyre u arrestuan nga policia për prishje të rendit publik. 

Sot disa prej deputetëve të PD-së si Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Isuf Çela kanë shkuar në Gjykatën Penale, pranë burgut të Tiranës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, i proceduar po ashtu penalisht, bashkë me 9 deputetë të tjerë të opozitës do të jetë sot në mbledhjen e Byrose në orën 10.00. ku do të mbajë një qëndrim dhe do të largohet menjëherë.

DETAJE:

Tre ditë më parë policia njoftoi se: Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:

  • Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
  • Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
  • Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
  • Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
  • Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
  • Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

  • E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; 
  • S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor”. (J.V/Faxweb)

 

 

 

 

 

Etiketa: 6 protestuesitdeputetetgjykatasot
Pas

Probleme me shtatzëninë?! Modelja shqiptare poston FOTO nga shtrati

Para

Rojet bregdetare lirojnë breshkën detare të ngecur mes pakove të kokainës

Para
Rojet bregdetare lirojnë breshkën detare të ngecur mes pakove të kokainës

Rojet bregdetare lirojnë breshkën detare të ngecur mes pakove të kokainës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.