03:21 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot 8 Mars, por sa pak femra në biznes në Shqipëri

09:32 | 08/03/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot 8 Mars, por sa pak femra në biznes në Shqipëri

Një raport i fundit mbi hendekun gjinor nxjerr në pah se 56% e puënkërkueseve femra në Shqipëri janë të dekurajuara të kërkojnë një punë për shkak të pyetjeve që mund të hasin gjatë një interviste, ku pyetet për statusin civil, nëse është e martuar apo në një lidhje, nëse ka fëmijë.

Nga raporti i Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, rezulton se Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar e 62-ta, megjithatë ajo vijon të jetë më e keqe se rreth 10 vite më parë në 2006-ën, kur ajo renditej në vendin e 61.

Indeksi mbështetet në katër shtylla bazë: në pjesëmarrjen në ekonomi dhe mundësit, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Por sa i përket shëndetit, gratë shqiptare renditen ndër të fundit si në rajon edhe në botë, duke u renditur të tretat nga fundi. Kjo kategori tregon për diferencat që kanë gratë dhe burrat në shëndet për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit, sëmundjeve respiratore, HIV/AIDS,  vetëvrasjeve dhe kequshqyerjes.

Nëse në vitet ’90 pjesëmarrja e grave si forcë punëtore ishte 53%, sot ajo llogaritet rreth 51%, sipas të dhënave të INSTAT.

“Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm  11.7% e totalit.  Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues. Krahasuar me rajonin renditemi të dytët, 14 vende pas Serbisë.”, shkruan “Monitor”.

INSTAT shprehet se në vitin 2015 ndërmarrjet e administruara ose drejtuara nga femrat zënë 31,3 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5 %.

Si qark, ai i Tiranës ka përqëndrimin më të madh, me 47,5%, ndërsa qarku i Kukësit ka përqëndrimin më të ulët të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, 5.6%.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: 8 marsbiznesfemrashqiperi
Pas

”Benz” përplaset me bordurën dhe përfundon në bregun e lumit, 3 persona të plagosur në Fushë-Krujë

Para

1300 kontenierë me mbetje kimike, zbardhet vendimi i qeverisë në shtator për trajtimin e mbetjeve radioaktive

Para
1300 kontenierë me mbetje kimike, zbardhet vendimi i qeverisë në shtator për trajtimin e mbetjeve radioaktive

1300 kontenierë me mbetje kimike, zbardhet vendimi i qeverisë në shtator për trajtimin e mbetjeve radioaktive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.