Sot është 9-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Më 4 Prill 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut në samitin e saj, pranoi në bashkësinë e shteteve të saj edhe vendin tonë.
Këtë përvjetor e ka përkujtuar me një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka qenë në krye të qeverisë 9 vite më parë.
Berisha shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është ngjarja më e rëndësishme në historinë e vendit pas shpalljes së Pavarësisë.
(E.L/Faxweb)