Edi Paloka është shprehur sot në faqen e tij të Facebook, për diskutimet e bëra në KQZ.
Ai thotë se qëndrimi i mbajtur nga kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ishte i ngjashëm me atë të kryeministrit.
Paloka shprehet se mënyra e të vepruarit me Lulzim Bashën është si ajo me një peng, ku ai po përdoret sipas interesave, madje arriti të falsifikojë autorizimin përpara ditës që kishte shpallur dorëheqjen.
Paloka më tej tha: “Sot Celibashi u soll si Rama…jo pse “njohu” L.B si kryetar po se me nje deshire perverse , po kerkon ta poshteroje deri ne fund.
Rama , si pervers qe eshte, ka gjithmone deshire qe ata qe ka blere apo i mban peng ne cfardo lloj menyre, ti diskretitoje si te tille e ti poshteroje publikisht.
Kete beri sot dhe Celibashi; i kerkoi L.B se dorehequr prej nje viti qe te firmos si kryetar partie. Per ti shpetuar ketij poshterimi ( jo se poshterimin e ka problem), L.B arriti edhe te fallsifikoje nje palo “autorizim” te cilit i vuri nje date perpara dites qe ai kishte shpallur doreheqjen. Po pikerisht kete nuk ja lejoi Celibashi dhe i kerkoi qe te veteposhterohet deri ne fund.
Qe L.B do firmose, nuk ka njeri dyshime se kur je peng , keshtu te ndodh, nuk te lene as te ikesh pa ju sherbyer deri ne fund. Keshtu qe sic do thonte pengmarresi i tij ne kete rast; “L.B do firmosi “si Çeço” se ashtu i duhet Rames.
Sa per faktin qe vazhdon te shkelet ligji, procedurat, afatet ligjore ( 6 marsi ishte dita e fundit e dorezimit te dokumentacionit) e me e rendesishmja dhe Kushtetuta, per kete nuk pyet me njeri ne guvernen e perbashket Rama-Kim-McGonigal.
P.S
Se ç’eshte dhe njeri qe “ndjehet kryetar” po atij nuk ja p…askush!”
Discussion about this post