Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën ka njoftuar dhënien e një njoftimi të rëndësishëm paraditen e sotme, në orën 10:30.
Pritet që PD të bëjë një njoftim me rëndësi për ngërçin politik në vend përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që nuk dihet ende për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Kujtojmë se data e sotme shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.
KQZ ka bërë të ditur se pas “29 prillit nuk do të ketë më kohë për manovra politike”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi kërkesën e PS-LSI-së bërë disa ditë më parë për shtyrje të afatit, por u shpreh se KQZ nuk mund të marrë vendim për këtë çështje, pasi nuk ka bazë ligjore”.