02:04 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve”, Basha: Tani nuk ka më alibi

17:17 | 06/11/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve”, Basha: Tani nuk ka më alibi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një komunikimi në Facebook bëri me dije se ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-ligj për vetting-un e politikanëve.

Ky projekt-ligj është hartuar nga juristët pranë Partisë Demokratike dhe mundëson një kontroll të detajuar të pasurisë së çdo politikani si dhe lidhjet e tij familjare apo shoqërore.

Projekt-ligji bazohet mbi dy parime: ndiq paranë dhe vërtetimi i deklarimeve të çdo politikani sa i përket lidhjeve me botën e krimit.

Basha fton deputetët e Parlamentit ta votojnë këtë projekt-ligj duke thënë se tani nuk ka më alibi.

Lulzim Basha: Sot kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për vettingun e politikanëve. Ashtu siç e pata njoftuar para disa javësh, grupi i punës në PD, juristët më të mirë që kemi kanë bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajuar të pasurisë së çdo politikani të rrethit të tij familjar apo shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme apo thënë ndryshe bashkëpunimin e një politikani me krimin e organizuar. Dy janë parimet që zbatohen në këtë projekt-ligj. I pari: ndiq paranë, pra paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çfarëdo forme, gjurmohet përmes instrumentave që jepen autoritetit për luftën kundër korrupsionit, thënë ndryshe një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar. Dhe së dyti sa i takon lidhjeve kriminale, i jepen kopetenca të njëjtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK-un me BKH-në me shërbimet inteligjente të vërtetojnë nëse një politikan gënjen apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim se nuk ka kontakte të papërshtatshme, thënë ndryshe kontakte me botën e krimit të organizuar. Ky është një model që është në përputhje totale me Kushtetutën e Shqipërisë, me kartën europiane të të drejtave të njeriut, por në të njëjtën kohë mundëson që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll të cilit i nënshtrohen sot magjistratët, prokurorët, por po kështu dhe punonjësit e policisë dhe gardës së Republikës. Projekt-ligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Tani është momenti që përmes votës së tyre, çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë të shprehet dhe të mos fshihet dhe përmes votës së ligjit të vettingut të politikanëve t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politkanët e korruptuar që duhet të largohen dhe të lënë mandatin e tyre, kush janë politikanët e lidhur me krimin që nuk munden më të qëndrojnë se mbrojnë interesat e publikut kur në fakt promovojnë interesat e atyre që i kanë sjellë dhe të pastrojmë politikën duke i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar.

Pas

“Po imponohet një opozitë siç do Rama”, Tritan Shehu: Procesi ndaj Berishës është montim politik

Para

BIRN: Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Para
BIRN: Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

BIRN: Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.