11:35 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sot derbi, Starova bën rrëmujë formacionin (EMRAT E MUNDSHËM)

12:53 | 28/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Sot derbi, Starova bën rrëmujë formacionin (EMRAT E MUNDSHËM)

Partizani ka mbyllur dje përgatitjet për derbin, por nuk ishte e thënë që trajneri Sulejman Starova ta kishte të plotë grupin edhe në këtë seancë. Nëse ditë më parë nuk u përgatiten me skuadrën kapiteni Alban Hoxha dhe mesfushori Mentor Mazrekaj, dje ka qenë radha e Lorenc Trashit për të pushuar. Hoxha dhe Mazrekaj janë përgatitur normalisht me grupin dhe janë të gatshëm për takimin e sotëm, shkruan Panorama Sport. 

Trashi është lënë pushim dje, pasi lojtari mori një goditje në fund të seancës së ditës së mërkurë. Sipas drejtuesve të klubit, Trashi pritet të jetë gati dhe dje ka ndjekur një terapi speciale, në mënyrë që të mos e përkeqësonte dëmtimin. Në asnjë seancë Starova nuk e ka pasur të plotë grupin, kështu që edhe formacionet që ka praktikuar nuk shikohen realë. Madje, dje nuk janë lejuar kamerat që të filmojnë gjatë seancës stërvitore.

FORMACIONI

Seanca e djeshme ka qenë më e shkurtër se përgatitjet e tjera të kësaj jave. Pas disa ushtrimeve me karakter fizik, vëmendja ka kaluar te përgatitjet e karakterit tekniko-taktik. Në pjesën e dytë të seancës trajneri Starova ka provuar edhe një formacion të mundshëm për ndeshjen e sotme, por nga ajo që u vu re në fushë gjasat janë që “Bobi” e bëri lëmsh njëmbëdhjetëshen.

Mbase këtu ka ndikuar edhe mungesa e Trashit dhe përgatitja për herë të parë me grupin e Mazrekajt. Formacioni që praktikoi dje Starova në stërvitje ishte: Hoxha në portë, Kalri dhe Fejzullahu në krahët e mbrojtjes, ndërsa Krasniqi dhe Malota në qendër. Ramadani dhe Vila përbënin dyshen para mbrojtjes dhe para tyre vepronin Tora në të majtë, Batha në qendër dhe Cetkoviç si mesfushor i djathtë. Në majë të sulmit ishte Ekuban.

Ndonëse trajneri Starova i përzjeu kartat në seancën e djeshme, me shumë mundësi pritet që Partizani të luajë në ndaj Tiranës si në derbin e fundit, ku fituan 2-1. Pra, pritet që Trashi të jetë mbrojtës i majtë, ndërsa Mazrekaj ta nisë nga fillimi. Me këtë rreshtim mbeten jashtë Kalari dhe Cetkoviç, pikërisht dy lojtarët që gjuajtën dje kur ekipi praktikonte goditjet standarde. Të kuqtë u kanë kushtuar vëmendje të veçantë dje goditjeve standarde, pasi në një pozicion të tillë u ndëshkuan në derbin e fundit nga Teqja, në fillim të pjesës së dytë.

 

 

 

Etiketa: Partizanisport
Pas

“Pa miratimin e tij nuk bëj asgjë”, rrëfehet Soni Malaj për marrdhënien me të fejuarin

Para

Trazira dhe në Mal të Zi? Vendoset sot për anëtarësimin në NATO, opozita parlajmëron protesta

Para
Trazira dhe në Mal të Zi? Vendoset sot për anëtarësimin në NATO, opozita parlajmëron protesta

Trazira dhe në Mal të Zi? Vendoset sot për anëtarësimin në NATO, opozita parlajmëron protesta

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

“Duhet penguar Putin”, Anglia do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

Digjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar

Gramsh/ Qarkullonte me makinë të vjedhur dhe ishte në kërkim për grabitje, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.