Nga Ilir Hoxholli
A do ta linit këtë botë për një dashuri? Nëse vetëvrasja ju duket zgjidhje keni gabuar. Çdokush prej nesh ka dështuar shumë herë në jetë, kemi dështuar dhe përjetuar si fundin e botës. Por jeta na ka ofruar gëzime për të cilën ia vlen ta jetosh e përsëri kemi dështuar, por çdo dështim ka qenë kalimtar, jeta ka dhuruar gëzime pafund.
Vetëm 5 minuta nuk mund të jenë vendimtare për jetën tënde. Nëse do të kishte vetëm lumturi do të ishte monotone, edhe në Parajsë lumturia nuk është e njëjtë me një ditë më parë. Mos i vrisni vetet, për një dashuri, për një provim, për një pamundësi… S
ot duhet të çoheshim të gjithë e të jepnim kurajo të rinjve se sa çaste të bukura kemi kaluar pas çdo mërzije. Nëse ka një dashuri për të cilën ia vlen të vdesësh ajo është dashuria për Zotin, Ai na krijoi me dashuri, e kur Ai nuk e kërkon këtë nga ne, për cilën të ashtuquajturën dashuri po largoheni nga kjo botë.
Ju nuk e dini që kështu i humbni të dyja, dashurinë për jetën dhe dashurinë për Zotin. Sot ata që e njohin dashurinë e Zotit duhet të ulërasin që djalli ua rrëmbeu dy lule prej nesh.
Lajmet për vetëvrasjen nuk duhet të jenë kryelajme, duke dashur të informojmë opinionin e gjerë, të rinjtë po e shikojnë si zgjidhje. Nuk kam mundësi më shumë se një status, dikush mundet më shumë, thuajini të rinjve, atyre që keni afër vetes, me një këshillë, me një status, se jeta kur të rriteni është shumë e bukur. Me dashuritë e adoleshencës që sot mendoni të vetvriteni, nesër do të qeshni, biles shumë prej jush do ta kuptoni që personi që ju “magjepsi” në atë kohë nuk ishte i denjë për ju.
Dy të rinj u vetvranë, sot duhet të tregonim sa e bukur është jeta, ndoshta një i tretë është gati, e ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë për të mbajtur statistika… Edhe ne e kemi thënë dikur në rini që kjo jetë nuk shtyhet, por sot kemi motive të jetojmë, sot përkëdhelim me dashuri fëmijët, të cilët na motivojnë çdo sekondë…