E kemi thënë edhe në ditët më parë që 15 janari do të ishte dita më e trishtë e vitit. Edhe moti u përshtat…E nisëm ditën me shi.
E hëna blu, këtë vit ra në 15 janar dhe sipas algoritmit të psikologut anglez Cliff Arnal, do të jetë një ditë vërtetë deprimuese.
Do të ndihemi të demotivuar, si të mbytur dhe pa asnjë lloj pritshmërie. Nëse shumica prej jush do të ndihet vërtet kështu, mos u shqetësoni, është vetëm efekti i parashikuar i një dite jo të mirë.
Fundi i festave, fundjava e sapo mbyllur dhe nisja e vitit të ri do t’i mbledhin ennergjitë pikërisht sot për të na bërë diten edhe më të zymtë.
Mirëpo, përse të mos bëjmë ca lojëra?
Siç të gjithë e dini, ushqimi është një hakmarrje shumë e mirë. Planifikoni të hani gjëra të mira sot dhe të mos shqetësoheni fare për dietën.
Nëse keni kohë, përgatisni ëmbëlsira në shtëpi, hani nutella, torta me krem, fruta të thata e çfarë t’iu shkojë në mend. Shihni filma të mirë dhe pini verë nga ajo që ju pëlqen më shumë. Të shohim kush është më e fortë, ne apo e hëna?!/Revista Living