21:48 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Sot është dita më e zezë për televizionet”, Abilekaj për transmetimet dixhitale: Ekranet nxijnë, qeveria ia doli të…

12:36 | 10/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shembja e Teatrit, Abilekaj: Presidenti Meta nuk ka reaguar qartë, deklarata pas takimit me Veliajn e gabuar

Prej ditës së sotme janë ndërprerë transmetimet analoge në Tiranë dhe në Durrës, dhe shumë familje kanë mbetur në errësirë të plotë informative.

Kjo pasi një pjesë e mirë e televizorëve nuk janë të pajisura me dekoderin DVB-T2 dhe një pjesë e mirë e familjeve nuk kanë mundësinë që ta blejnë, pasi kostoja e tij është të paktën  3 mijë lekë të reja.

Për Enton Abilekajn, drejtorin ekzekutiv të Fax News kjo është një ditë e zezë për historinë e medias në Shqipëri, ku qeveria ia ka dalë që të monopolizojë transmetimet, duke favorizuar disa klientë të saj.

Sipas tij sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra.

Reagimi i Abilekajt:

Mbreteroi erresira, po tani?

Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive. Shumica e qyettarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë më marrës dixhital. 

Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e tranmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre.

Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik. 

Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre. 

Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra. Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Hygerta Sako poston foto nuse, si dukej moderatorja para shumë vitesh me fustan të bardhë

Para

Arrestohet në Francë politikani shqiptar me 3 kg kokainë, droga e destinuar për tregun zviceran

Para
Arrestohet në Francë politikani shqiptar me 3 kg kokainë, droga e destinuar për tregun zviceran

Arrestohet në Francë politikani shqiptar me 3 kg kokainë, droga e destinuar për tregun zviceran

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.