14:53 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sot është një ditë e keqe për drejtësinë”, PD reagon për zgjedhjen e Artur Metanit në krye të ILD: Është vartës i Ramës

20:04 | 20/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sot është një ditë e keqe për drejtësinë”, PD reagon për zgjedhjen e Artur Metanit në krye të ILD: Është vartës i Ramës

Partia Demokratike ka reaguar e zhgënjyer pas zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas PD, kjo është një ditë e keqe për drejtësinë dhe demokracinë sepse Metani është vartës i kryeministrit Edi Rama. Selia blu deklaroi se Metani, i cili është edhe vëllai i Eglantina Gjermenit, është zgjedhur në këtë post për t’i shërbyer Ramës.

“Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë  shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar”, tha PD.

Reagimi i plotë i PD:

Sot u emërua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë vartësi i Edi Ramës, vëllai i ish ministres dhe deputetes së tij. Artur Metani, që duhet të garantojë pavarësinë e drejtësisë nga politika, u emërua sot në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë. Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur.

Ai është emëruar aty për të qenë  shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike.

Etiketa: artur metaniPD
Pas

“E putha 25 herë për një skenë në klip”, habit këngëtari: Vajza u vu në siklet, i filluan djersët

Para

PD nis takimet me kryesitë e degëve në qytete, çfarë tha Gazment Bardhi për protestat e opozitës

Para
PD nis takimet me kryesitë e degëve në qytete, çfarë tha Gazment Bardhi për protestat e opozitës

PD nis takimet me kryesitë e degëve në qytete, çfarë tha Gazment Bardhi për protestat e opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

SHBA rrëzon programin bërthamor iranian, njofton Sekretari i Mbrojtjes

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.