Vetë Elita ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa foto ku shfaqet në moshë të vogël dhe fare mirë mund të dallojmë tiparet e ëmbla të cilat i ruan edhe sot.
Me flokë të gjatë të lëshuar dhe me fjongo mbi kokë, Elita ka pozuar duke buzëqeshur pranë “babagjyshit”, teksa në dorë mban një kukull.
Ndërsa në një tjetër foto, Elita shfaqet me një kapele mbi kokë dhe vihet re se i vogli i saj, Zëri, i ngjan shumë moderatores në pozat e shkrepura në fëmijëri.