Sot ai është një nga moderatorët më të famshëm, por edhe ndër më të komentuarit për deklaratat që bën pa dorashka dhe të drejtpërdrejta. I ftuar në “Thumb On”, Kelvi Kadilli ka treguar se para famës, ka punuar punë si shitës në një dyqan rrobash në një qendër tregëtare apo në call center.
“Kam bërë dhe gjëra të tjera në jetë. Kam punuar shitës rrobash, 1 vit kur kam qenë 24 vjeç. Bëja kombinime rrobash. Kam punuar edhe në kompani telefonike. Edhe në call center kam punuar 2 vite”, tregoi Kelvi.