Ditën e sotme besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë festën e e Kurban Bajramit. Falja e namazit është kryer mëngjesin e sotëm në Sheshin Skëndebej, ku mijëra besimtarë kanë qenë të pranishëm.
Vetë kreu i KMSH-së Skënder Bruçaj e ka cilësuar këtë festë simbol të sakrificës, dhe sinqeritetit.
Ai shprehet se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë e ku besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me te afermit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.
Kujtojmë se sot njerëzit që kanë më shumë mundësi ndajnë me të afërmit e tyre ushqim, si shenjë e sakrificës ndaj të tjerëve.