Pas një muaj agjërimi dhe predikimi besimtarët mysliman të Elbasanit mëngjesin e sotëm kanë falur në orën 07:30 të mëngjesit namazin e Fitër Bajramit.
Të shumtë ishin ata besimtarë të cilët ju bashkuan thirrjes së imamëve për tu falur sëbashku në qëndrën e sheshit të Elbasanit, ata shprehën urimin e tyre për këtë ditë kaq të vecant për ta, duke i uruar cdo shqiptari mbarësi dhe shëndet, duke lutur të Madhin Zot që agjirimi i tyre prej 30 ditësh të jetë pranuar.
Myftiu i qytetit të Elbasanit Agim Duka uroi të gjithë besimtarët mysliman për këtë ditë kaq të veçantë për ta. Edhe një herë Myftiu theksoi rëndësin e Muajt të Agjërimit dhe mirësitë të cilët besimtarët kanë përfituar.
Pas faljes së Fitër Bajramit Myftinia e Elbasanit ka çelur dyert e saj për të mikpritur qytetarë të Elbasanit për ti uruar, ku të pranishëm do të jenë dhe klerik të feve të tjera, dhe personazhe të politikës së Elbasanit.