Gjyqtarja të cilës i dogjën mbrëmjen e kaluar makinën në oborrin e pallatit ky banon në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet, Arjana Lico, ka bërë në vitin 2004, një gjest i cili asokohe pati shumë impakt në opinionin publik dhe dha një mesazh mjaft të fortë për të gjithë prindërit që gjenden fatkeqësisht në pozicion kaq të vështirë, përballë humbjes së fëmijës.
Djali i saj Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht 2004. Ai u përplas nga një kamion, shoferi i te cilit e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.
Gjyqtarja mori një vendim të rëndësishëm pas kësaj, dhuroi zemrën e të birit duke bërë që një person të mbetej në jetë.
Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri.
(E.K/Faxweb.al)