Kandidatja e PS-së për deputete në Lezhë, Lindita Nikolla, ka shprehur falënderimet e saj për suksesin e arritur në këta qark. Në mesazhin e saj, ajo i drejtohet “çdo lezhjani, mirditori, zadrimori, malsori, kurbinasi, pukjani e dibrani që besuan si kurrë më parē tek fuqia transformuese e PS dhe Edi Ramës.”
Më tej, në vijim të reagimit të distës së sotme, ajo ndalet tek gratë dhe vajzat e qarkut të Lezhës, duke i konsideruar si surpriza më e bukur e kësaj gare për shkak se nuk e lanë vetëm, por “u derdhën lumë në qendrat e votimit”.
Reagimi i Lindita Nikollës:
Mirëmëngjes miq tē qarkut Lezhë,
Jam e bekuar për çdo dorështrështrëngim me ju me fuqinë e bashkimit për Lezhën, Mirditën dhe Kurbinin që duam.
Jam mbushur plot arsye mendjeje dhe zemre për të përmbushur të gjithë besimin që keni dhënë duke votuar si kurrë më parë PS dhe kthyer forcë të parë në qark.
Sot kemi edhe 8 mijë miq më shumē demokratë apo socialistë që na dhanë besimin dhe fuqinē për të ecur përpara me punë dhe të vërteta.
Jam përulësisht mirënjohëse çdo lezhjani, mirditori, zadrimori, malsori, kurbinasi, pukjani e dibrani që besuan si kurrë më parē tek fuqia transformuese e PS dhe Edi Ramës.
Tē dashura gra e vajza të qarkut Lezhë,
jeni surpriza më e bukur e kësaj gare. Jo nuk më latë vetëm, por u derdhët lumë në qendrat e votimit duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe në rang kombëtar.
Faleminderit!
(XH.A/SHUPLAKA)