16:40 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot kërciti dajaku, çfarë u thoshte Armando Subashi banorëve të Vërrisë: ‘As që bëhet fjalë’ (Foto)

15:25 | 22/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Sot kërciti dajaku, çfarë u thoshte Armando Subashi banorëve të Vërrisë: ‘As që bëhet fjalë’ (Foto)

Ndërtimi i një impianti mbetjesh në tokat e fshatit Vërri të Fierit, risolli pamjet e dhunës dhe përplasjes mes policisë dhe protestuesve.

Banorët pretendojnë se janë dhunuar rreth 20 persona, mes tyre 10 gra dhe disa fëmijë.

Pamjet e dhunës bënë xhiron në rrjetet sociale, duke u kujtuar shqiptarëve “Ligjin dhe Maliqin”.

Foto: Dhuna e policisë gjatë protestës së sotme në Vërri

Konflikti

Konflikti për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në Fier, prej mëse dy vitesh ka hasur në kundërshtimin e banorëve të Vërrisë dhe Mbrostarit si dhe aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit.

Banorët e kësaj zone thonë se ndërtimi i këtij impianti do të helmojë tokat bujqësore (të vetmen mundësi punësimi për ta), ndërsa ekspertët e mjedisit paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme, jo vetëm në fshatin e Vërrisë.  

Sazan Guri, ambientalist, në prill të 2017-ës ka thënë:

“Unë e kam parë edhe projektin e Fierit, dhe asgjë nuk ndryshon nga ky i Elbasanit. Kështu që unë do të vazhdoj të jem në vijën e parë të protestave kundër këtyre impianteve të djegies së mbeturinave. Do të na e rrisin shumë më shumë nivelin e ndotjes të rrezikshme.”

Por si u ‘ul tensioni’ nga qeveria?

Qeveria shqiptare, me anë të të zgjedhurit lokal në Fier, Armando Subashit, pak javë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur banorët e Mbrostarit bllokonin rrugët kundër këtij ndërtimi me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se qeveria nuk do e ndërtojë impiantin pa aprovimin e banorëve.

Protesta e banorëve të Mbrostarit dhe Vërrisë, prill 2017

Subashi, madje tha se për këtë vendim ka patur dhe garancinë e Kryeministrit Rama.

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani. 
 Kjo është Rilindja! 
Kjo është Shqipëria që duam!
#ShtetPunëMirëqenie”-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.

Sot në një konferencë për mediat nga Fieri, disa orë pas përplasjes së policisë me banorët, Armando Subashi tha se ndërtimi i impiantit do bëhet, duke ndryshuar qëndrimin e tij të 8 muajve më parë.

Subashi theksoi se toka është në pronës të familjes së Vrionëve, duke lënë të kuptohet se puna për ndërtimin e inceneratorit do të vazhdojë.

Subashi tha se akuzat për impiantin janë politike, ndërkohë që 8 muaj më parë premtoi se gjithçka do bëhej vetëm me aprovimin e banorëve. 

(F.G/Faxweb)

Pas

Enca kopjon Noizyn, kushti që u vë fansave për të publikuar këngën e re (FOTO)

Para

Kaloi Vettingun në Kuvend, femra e parë që kandidon për institucionin më të lartë të futbollit

Para
Kaloi Vettingun në Kuvend, femra e parë që kandidon për institucionin më të lartë të futbollit

Kaloi Vettingun në Kuvend, femra e parë që kandidon për institucionin më të lartë të futbollit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaloni përdorimin e dhunës në Gaza!

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

“Hawala”, transferuan miliona euro të drogës në Shqipëri, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit (EMRAT)

Kurti: Të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, i kemi bërë ofertë konkrete

Lufta me zjarrin në Dukat, tre zjarrfikës transportohen në spital pas asfiksimit nga tymi

Zelensky: Kompanitë franceze fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.