Të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët. Në mesnatë, shumë prej tyre kanë shkuar në kisha ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.
Artmosfera dukej shumë e veçantë në qytetin e Korçës, ku mijëra besimtarë mbushën sheshin në mesnatë duke pritur ngjalljen e Krishtit.
Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.