Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se npër shkak të punimeve në kuadër të investimeve që po kryhen në Tiranë ditën e sotme do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.
Njoftimi: Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në kuadër të investimeve që po kryhen në Tiranë, nesër në datën 11 prill, do të ketë kufizime energjie në disa zona në kryeqytet.
Intervali kohor i punimeve do të jetë 09:00-13:00.
Pa energji do të jetë zona midis rrugës “Kolombo” dhe rrugës “Hamdi Sina”, pjesërisht tek Liqeni i Thatë. (J.V/Shuplaka)