Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu mbajti një fjalim, i cili teksa uroi festën, theksoi edhe rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës për ata që janë në nevojë. Kreu i KMSH vlerësoi se sot është një festë e dyfishtë, pasi festa përkon me një ditë të rëndësishme si ajo e xhumasë.
“Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukur e javes, e xhumasë, me ditën më të bukur të vitit, atë të Kurban Bajramit, një gëzim i dyfishtë.”, u shpreh Spahiu duke uruar paqe, begati e mirësi.