10:15 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot Kuvend, Elisa Spiropali thirrje opozitës: Të bëhemi bashkë për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së shqiptarëve, Bashkimit Europian

10:41 | 17/10/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot Kuvend, Elisa Spiropali thirrje opozitës: Të bëhemi bashkë për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së shqiptarëve, Bashkimit Europian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti sot fjalimin hyrës në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka nisur në orën 10:00.

Në një sallë gjysmë bosh për shkak të aksionit opozitar dhe deputetëve demokratë të përjashtuar nga Kuvendi, Elisa Spiropali nisi fjalimin me arritjen e madhe të vendit tonë, duke iu referuar hapjes së grup kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë për në BE.

Spiropali tha se ky është një moment historik për vendin tonë. Kryetarja e Kuvendit tha se pavarësisht partive apo ideologjive, Europa është ëndrra dhe destinacioni i përbashkët i Shqipërisë.

Ajo u bëri thirrje kolegëve opozitarë të bëhen të gjithë bashkë për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së shqiptarëve, Bashkimit Europian.

Elisa Spiropali:Të nderuar kolegë. Siç tashmë e dimë, në datën 15 tetor, në Luksemburg, u mbajt Konfereca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, për çeljen e negociatave për Grup-Kapitujt “Themelorët”. Ky është moment historik, hap i madh përpara drejt realizimit të ëndrrës rilindase naimiane se për ne, shqiptarët, dielli lind nga perëndon.

Është një gur themeli në rrugëtimin tonë drejt ribashkimit me Europën, të cilës i përkasim genetikisht, gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, me rrënjë, me frymë, me perspektivë e vizion.

15 tetori kurorëzoi përpjekjet e mëdha të deritanishme të Shqipërisë drejt Europës, arritjet tona të dukshme dhe të padiskutueshme në progresin e reformave demokratizuese dhe integruese, të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Ne kemi dëshmuar me vepra, me reforma, se kemi vetëm një plan A drejt të ardhmes sonë, drejt Bashkimit Europian.

Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm kështu përmbushim aspiratën e të gjithë shqiptarëve, të cilët si asnjë popull tjetër në Ballkanin Perëndimor, na mbështesin, nxisin e frymëzojnë në udhën drejt familjes europiane.

Grup-kapitujt “Themeloret”, për të cilat u çelën negociatat, përfshijnë çështjet e mëposhtëme:Funksionimi i institucioneve demokratike, Reforma në administratën publike. Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Drejtësia, liria dhe siguria. Kriteret ekonomike. Prokurimi publik. Statistikat. Kontrolli financiar.

Nga sot punët tona shtohen, përgjegjësitë tona rriten, detyrat tona shumëfishohen. Jam e bindur se shpreh edhe mendimin tuaj se të gjithë ne, do të vijojmë të jemi të angazhuar për përmbushjen e misionit të Kuvendit si udhëheqës i procesit të integrimit europian, si garantues i legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit.

Duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Komisionit për Çështjet Europiane, të komisioneve të përhershme, të komisioneve të posaçme dhe të të gjithëve ju, kolege e kolegë të nderuar, dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen time të pakursyer dhe angazhimin maksimal, drejt përmbushjes së këtij prioririteti strategjik kombëtar, i cili është njëkohësisht prioriteti numër një i Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht partive apo ideologjive, Europa është ëndrra dhe destinacioni ynë i përbashkët.

Prandaj, në këto ditë të shënuara për të gjithë ne, gjej rastin t’u bëj thirrje kolegëve opozitarë, që duke i respektuar bindjet e tyre politike, orientimin dhe vlerat perëndimore, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, si dhe në emër të Shqipërisë europiane, të bëhemi të gjithë bashkë për përshpejtimin e realizimit të ëndrrës së shqiptarëve, Bashkimit Europian, këtij realiteti ndër më të bukurit dhe më të dobishmit e njerëzimit dhe qytetërimit bashkëkohor.

Pas

Tensionet në Kuvend, Shehu: Grusht shteti! Po vendoset rendi ushtarak në Parlament! Majko i kujton: Fatos Nano ka qenë në burg

Para

Dyshohet se deputetët hodhën benzinë në Kuvend/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave, do merren të gjitha provat dhe do bëjmë kallëzim

Para
Dyshohet se deputetët hodhën benzinë në Kuvend/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave, do merren të gjitha provat dhe do bëjmë kallëzim

Dyshohet se deputetët hodhën benzinë në Kuvend/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave, do merren të gjitha provat dhe do bëjmë kallëzim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.