18:20 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot ndeshja në Korçë, kazakët të acaruar në konferencën për shtyp, trajneri bën presion

09:49 | 20/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot ndeshja në Korçë, kazakët të acaruar në konferencën për shtyp, trajneri bën presion

Kairat do të tentojë sot kualifikimin në turin e tretë në sfidën që do të luajë ndaj Skënderbeut. Kazakët barazuan në takimin e parë në fushën e tyre 1-1. Sot, do të kërkojnë fitoren për të kaluar më tej.

TRAJNERI

Në daljen e tij në konferencë përpara gazetarëve, trajneri i Kairatit, Kakaber Tashadaze u shpreh: “Para ndeshjes së parë e dija nivelin tuaj dhe luajtëm me shumë respekt për ekipin tuaj. Mendoj se nesër (sot) do të zgjidhet gjithçka. Do të shohim se cili do të jetë ekipi më i mirë në fushë.

Ne do të jemi kërkues për të kaluar turin, por gjithçka do të shihet në 90 minutat e ardhshme. Nuk do të jetë e lehtë. Kurrë nuk e kemi parë me një sy tjetër këtë takim. Është një detyrë për të dy ekipet dhe nesër do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Çfarë doni të dëgjoni nga unë?

Ne do të tregojmë nesër, nëse doni të dini çfarë ekip do të keni përballë prisni ndeshjen. Nuk mund të zbuloj asgjë. Luajmë në fushën tuaj dhe çfarë pastaj se është fusha juaj? Nuk ka asgjë për t’u trembur, ju vetëm prisni fundin e ndeshjes.

Nëse eliminohemi? Nuk e di, nuk e kam menduar kurrë një gjë të tillë. Ju keni mendimet tuaja, por do të shohim si do të zgjidhet ndeshja. Le t’ia lëmë fushës. Në pjesën e dytë patëm një epërsi shumë të madhe. Tashmë kemi më shumë informacion dhe do të shohim një lojë më të mirë nga të dy ekipet.

Nuk besoj se kemi probleme me orarin dhe nuk do të kemi as në fushë mendoj. Por, është e para herë që shoh një largësi kaq të madhe të aeroportit nga qyteti ku luhet ndeshja. Unë kam qenë edhe nën drejtimin e Gjeorgjisë dhe mund të them se futbolli juaj është rritur goxha. Europiani ju ka bërë mirë dhe kjo vërehet qartë”, tha ndër të tjera trajneri.

ACARIMI

Tshadzadze dhe Gohu duket se kanë qenë mjaft të tensionuar në mbërritjen në Korçë por edhe të lodhur, për shkak të orarit të ndryshëm. Kjo u vu re mjaft qartë edhe në konferencën për shtyp të trajnerit dhe lojtarit të Kairatit.

Tashadaze gjatë gjithë kohës është munduar të bëjë ironi me fjalët e tij duke lënë përshtypje të keqe te gazetarët. Shembullin e trajnerit e ka ndjekur edhe sulmuesi që në një moment dukshëm e ka tepruar paksa.

Nëse ti do të ishe në fushë, mund të flisje për lojën, por ishin lojtarët e Skënderbeut, lojtarë që mua nuk më trembin dhe nuk i llogaris fare. Kanë qenë këto fjalët e lojtarit që nuk janë pritur mirë nga gazetarët e pranishëm në këtë konferencë shtypi./ Panoramasport

 

Pas

Vret veten biznesmeni në Elbasan, si e gjetën familjarët. Dyshimet e para për shkaqet

Para

Trondit zëvendësambasadori amerikan: Ju në Shqipëri sikur nuk doni të bëni biznes

Para
Trondit zëvendësambasadori amerikan: Ju në Shqipëri sikur nuk doni të bëni biznes

Trondit zëvendësambasadori amerikan: Ju në Shqipëri sikur nuk doni të bëni biznes

Discussion about this post

 



Të Fundit

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

Zelensky reagon pas bisedës me Trump: Falënderojmë presidentin që mbështet mbrojtjen e jetëve ukrainase

Gjyqtari ishte serb, Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, 4 viktima dhe 50 të zhdukur

Aksident me fishekzjarrë në një festival veror në Japoni, anijet përfshihen nga flakët

BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset! Nën akuzë 2 bashkëpunëtorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.