07:44 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot ndeshja, prapaskenat në prag të supersfidës Real Madrid-PSG

09:07 | 14/02/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot ndeshja, prapaskenat në prag të supersfidës Real Madrid-PSG

Real Madrid, kampion i Europës në fuqi, do të presë Paris Saint-Germain në një nga ndeshjet më interesante për 1/8-t e finaleve të Champions League ku tifozët mund të shijojnë klas, cilësi futbollistësh, dramë sportive dhe rivalitet në maksimumin e kërkesave që kanë.

Mund të konsiderohet pa frikë si ndeshja më e rëndësishme deri tani në vitin 2018, ku në ditët e “Shën Valentinit” audienca do të jetë në maksimum për “finalen e parakohshme”.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pas fitores 5-2 ndaj Real Sociedad në La Liga. “Los Blancos” nuk janë paraqitur mirë në veprimtaritë në Spanjë, pasi muajin e kaluar u eliminuan nga Leganes në Kupën e Mbretit, ndërsa në kampionat janë 17 pikë larg Barcelonës. Kësisoj, Champions League përfaqëson mundësinë e artë për të shpëtuar sezonin.

Nga ana tjetër, PSG është pranë titullit të shtatë në Ligue 1, ku kryeson me 12 pikë avantazh ndaj Monaco, me vetëm 13 ndeshje të mbetur, gjithsesi Champions League është objektivi kryesor i një prej skuadrave më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery e fitoi grupin në Champions League duke marrë 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura. Ka pasur gjashtë përballje në të kaluarën mes Real Madrid dhe Paris Saint-Germain dhe gjithçka është në ekuilibër të plotë me dy fitore për secilin prej ekipeve dhe dy barazime.

Në sezonin 2015/16 është regjistruar përballja e tyre e fundit me ndeshjes në “Parc des Princes” që u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Real Madrid fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu”, ku do të luhet sfida e sotme. Një nga pikat kyçe të përballjet do të jetë sfida e BBC kundër MCN, ose e thënë ndryshe sulmet më të frikshme të planetit. Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo do të vihen përballë Mbappe, Cavani dhe Neymar.

Treshja e sulmit në Paris duket në formë më të mirë pasi ka shënuar 74 gola në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni, 36 më shumë se tre sulmuesit e Real Madrid, që kanë shënuar 38 gola. Edhe pse jemi vetëm në shkurt, Real Madrid ka pësuar 21 gola në 22 ndeshje të luajtura në “Bernabeu”, aq sa pësuar gjatë gjithë sezonit të kaluar në ndeshjet brenda. Vlen për t’u përmendur se Paris SG ka shënuar në 29 ndeshje radhazi të luajtura në të gjitha veprimtaritë me një mesatare gol për ndeshje 3.4./Telesport

 

Etiketa: Cavanireal i madriditsport
Pas

Foto-Video/ Pas shumë vitesh Vlora zbardhet nga breshëri

Para

Upss! ‘Papuqe Gucci’ e Gjikos është e vjedhur dhe ne se kishim ditur?!

Para
Upss! ‘Papuqe Gucci’ e Gjikos është e vjedhur dhe ne se kishim ditur?!

Upss! ‘Papuqe Gucci' e Gjikos është e vjedhur dhe ne se kishim ditur?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.