12:11 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot në maja, po ç’kanë studiuar vip-at dhe politikanët/ Nga Edi Rama te Armina Mevlani

09:11 | 03/03/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot në maja, po ç’kanë studiuar vip-at dhe politikanët/ Nga Edi Rama te Armina Mevlani

Shumë personazhe të njohur të botës së artit apo të politikës në vendin tonë që sot spikasin në fushat e tyre, dikur kanë studiuar për profesione të tjera. Disa prej tyre i kanë praktikuar në fillimet e tyre profesionet për të cilat kanë studiuar, ndërsa disa të tjerë nuk e kanë pasur fatin.

Fama që iu dha ekrani televiziv apo dhe zhanre të tjera i bënë që të hiqnin dorë nga profesionet e tyre të para. Për ta mund të themi me plotë gojë se pasioni i ka mposhtur vitet e studimeve dhe sot ata shkëlqejnë në fusha të tjera.

Armina Mevlani sot është një blogere dhe sipërmarrëse e njohur, por kujtojmë se ka mbaruar studimet në fakultetin e Shkencave Sociale, dega Filozofi.

Sali Berisha është një ndër politikanët më të njohur shqiptar, i cili dikur ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe është specializuar në kardiologji. Në fillimet e tij të para ka punuar si mjek, por me hyrjen e demokracisë ai u bë kryetari i Partisë Demokratike dhe për vite të tëra ka qeverisur shqiptarët.

Sonny K Elson, fotografi i njohur shqiptar vetëm pak kohë më parë zbuloi se ka studiuar për infermieri, por pasioni për fotografinë e bëri ta braktiste këtë profesion.

“Shkova në Itali në vitin 1992 pasi fitova një bursë studimi pasi mbarova gjimnazin. Ishim 33 nxënës. Pasi bëra një vit për infermier, kuptova që nuk ishte shkolla e duhur për mua. E lash dhe më këshilluan fizioterapinë, kuptova që nuk duroja dot spitalet. Më mirë thash të bëj foto të duroj ‘pjeshkat’”, është shprehur  Sonny K. Elson me humor në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “Icon”.

Adi Krasta sot është një ndër moderatorët më të vlerësuar të ekraneve shqiptare, por dikur nën shtysën e prindërve ka studiuar për Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Pavarësisht përpjekjeve për të plotësuar dëshirën e prindërve Krasta e kuptoi se ky nuk ishte profesioni i tij dhe kaloi drejt gazetarisë, një profesion në të cilin ka shkëlqyer ndër vite.

Elvana Gjata e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” pak ditë më parë zbuloi se ka studiuar për regji megjithëse nuk e ka praktikuar asnjëherë këtë profesion.

Luana Vjollca ka studiuar për drejtësi ndërsa sot është një ndër moderatoret më të suksesshme.

Kryeministri Edi Rama ka studiuar për pikturë, ndërsa prej vitesh i është futur botës së politikës, megjithëse nuk e lë pas dore as pasionin për pikturën.

Turjan Hyska ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale në degën Shkenca Politike, por prej vitesh i është futur botës së televizionit si gazetar e moderator.

Soni Malaj është diplomuar për gjuhë të huaja për degën frëngjisht në profilin “Përkthim”, një profesion të cilin nuk e ka praktikuar. Suksesi në muzikë e bëri që të heq dorë nga profesioni për të cilin ka studiuar.

Jerida Sakaj moderatorja e emisionit të “Klubit të Mëngjesit” ka përfunduar në “Akademinë e Arteve” për “Regji filmi dhe televizioni”, por ajo që nuk dinim është se studimet e para të larta i ka kryer për “Fizikë”.

“Kur i tregova Drejtorit të Informacionit se isha arsimuar për ‘Fizikë’, nisi të qeshte. Më pyeti se çfarë kanë të përbashkët fizika dhe gazetaria. Ju përgjigjja se kanë një të përbashkët: të vënë të dyja trurin në punë gjatë gjithë kohës”, ka thënë në një intervistë Jerida.

Burimi: Iconstyle.al

Etiketa: vip
Pas

Kush janë fëmijët VIP që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre

Para

Investimi i fuqishëm i Ramës për të marrë meritat e kapjes së kokainës dhe sprapsja e Xhafajt

Para
Superaksionet policore dhe rrjeta e shthurur e “peshqve të mëdhenj”

Investimi i fuqishëm i Ramës për të marrë meritat e kapjes së kokainës dhe sprapsja e Xhafajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Një tjetër foshnje vdes nga uria në Gaza

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Lista e mbyllur dha dorëheqjen, më takon mua

Richard Grenell reagon sërish për Hashim Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Fier/ Mbytën me tel kryefamiljarin Anesti Rama, Gjykata jep sot masat për nënë e bijë dhe mikun e tyre!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.