00:57 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot në orën 18:00 betohet Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, DETAJE nga ceremonia

07:34 | 24/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta largohet përfundimisht nga LSI-ja, çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme

Ditën e sotme, ishte kreu u i LSI-së, Ilir Meta në orën 18:00 do të betohet si presidenti i zgjedhur i vendit dhe do të marrë zyrtarisht titullin e miratuar edhe nga parlamenti. 

Theskojmë që në oborrin e Presidencës kanë nisur edhe përgatitjet për ceremonialin në zbatim të protokollit shtetëror.

Sipas  “Panorama”  Grupi i “vjetër” Parlamentar i PD-së, pa Lulzim Bashën në krye, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Ilir Metës në Parlament.

Si do të bëhet betimi?

Në orën 18:00, të së hënës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit, pra sërish Ilir Meta, dhe, mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, fton Presidentin e ri Ilir Meta të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta fton Presidentin Ilir Meta për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit. 

Seancën në Kuvend do ta drejtojë nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ashtu siç ka deklaruar edhe më parë në media, nuk do të jetë në krah të bashkëshortit ditën e betimit. Kjo për të mbajtur fjalën se nuk do të pranojë postin e Zonjës së Parë. Kryemadhi do të jetë e ulur atje ku do të jenë të gjithë krerët e partive politike.

Detaji i radhës ka të bëjë me vendimin e presidentit të ardhshëm, që ka refuzuar vilën presidenciale, për të qëndruar në banesën e tij përgjatë 5 viteve që do të ushtrojë detyrën.

Nga ana tjetër, mësohet se Meta do të dorëzojë mandatin e deputetit, në mënyrë që të marrë postin e presidentit. KQZ pritet të plotësojë vakancën me listën pasuese të qarkut të Tiranës dhe kështu, Manjani i cili ndodhet i katërti në listë do të marrë postin e deputetit, të paktën për muajt që kanë ngelur.

Refuzimi i Kryemadhit,  kush do ta bëjë Zonjën e Parë?

Në ceremonialin e protokollit të shtetit nuk është parashikuar rasti i mospranimit të ushtrimit të këtij funksioni nga bashkëshortja. “Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e zonjës së parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar”, thuhet në ceremonial. Por në ceremonitë festive, Presidenti mund të marrë një nga familjarët, i cili trajtohet me status të veçantë, por jo si Zonjë e Parë.  

HAPAT E CEREMONISË:

  1. Ceremonia e fillimit të detyrës së Presidentit të Republikës zhvillohet si një e tërë, e ndarë në dy momente kryesore, në sallën e Kuvendit dhe në Selinë e institucionit të Presidentit të Republikës.
  2. Ditën e caktuar, në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, përveç deputetëve, mund të marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë të huaj dhe titullarët e përfaqësive diplomatike. Protokolli i Kuvendit drejton ceremoninë në sallën e Kuvendit.
  3. Presidenti në detyrë, me familjen e tij, zë vend në lozhën nr.1, kurse në atë ngjitur vendoset familja e Presidentit të zgjedhur.
  4. Në orën 18:00, Presidenti i Republikës mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe po në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit dhe mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium.
  5. Kryetari i Kuvendit fton Presidentin të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë që të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit lexon formulën e betimit, sipas kushtetutës, neni 88, pika 3. Presidenti deklaron:”Betohem” (Presidenti mund të shtojë “Zoti më ndihmoftë”).
  6. Ekzekutohet himni kombëtar i Shqipërisë dhe të gjithë të pranishmit ngrihen në këmbë. Kryetari i Kuvendit fton Presidentin për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit. Presidenti mban fjalën.
  7. Kryetari i Kuvendit uron Presidentin për detyrën dhe deklaron mbylljen e seancës plenare, duke kërkuar leje për ta shoqëruar Presidentin deri në hyrjen kryesore. Të gjithë të pranishmit ngrihen në këmbë.
  8. Mbas Kuvendit të Shqipërisë, ceremonia presidenciale vijon në Selinë e institucionit të Presidentit të Republikës. Të ftuarit mbërrijnë në Selinë e institucionit të Presidentit të Republikës deri në orën 19:15 dhe zënë vendet e caktuara për ta. Tribuna A rezervohet për miqtë e huaj dhe titullarët e përfaqësive diplomatike, kurse tribuna B, për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë vendas.
  9. Në orën 19:25 mbërrin dhe zë vend në krye të shkallëve të Selisë së institucionit të Presidentit të Republikës ish-Presidenti i Republikës.
  10. Në orën 19:30 mbërrin Presidenti i Republikës, makina e të cilit shoqërohet nga truproja e nderit në katër motoçikleta ceremoniale.
  11. Zhvillohet ceremonia e nderit sipas skemës përkatëse. Presidenti drejtohet dhe zë vend në krye të shkallëve të Selisë së institucionit të Presidentit të Republikës, në të djathtë të ish-Presidentit. Në të dyja anët e shkallëve janë vendosur oficerë të Gardës së Republikës me uniforma ceremoniale.
  12. Ekzekutohet himni kombëtar, i cili shoqërohet me 21 të shtëna topi artilerie me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës, flamuri kombëtar qëndron i ngritur.
  13. Drejtori i Protokollit të Shtetit fton kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, që, në mënyrë simbolike, t’i dorëzojë Presidentit të ri, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Gjatë dorëzimit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese deklaron: “I nderuar zoti President, kam nderin t’ju dorëzoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  14. Drejtori i Protokollit të Shtetit fton Presidentin e zgjedhur të Republikës të bëjë përshëndetjen e rastit.
  15. Zhvillohet parakalimi tradicional i truprojës së nderit. Pas kësaj, të pranishmit ftohen në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në pritjen zyrtare.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: ceremoniailir metapresident
Pas

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbledhje urgjente ditën e sotme për konfliktet në Lindjen e Mesme

Para

SHTYPI I DITËS 24/07/2017

Para
SHTYPI I DITËS 18/12/2016

SHTYPI I DITËS 24/07/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.