Kryeministri Edi Rama ka bërë publike mbrëmjen e djeshme grupmoshat, që kanë pacientët që po kurohen për koronavirus në spitalin Infektiv në Tiranë.
Duke iu referuar 20 personave që gjenden të shtruar në spital, Rama shprehet se vetëm 3 prej tyre janë të shtruar në reanimacion, dhe vetëm 1 prej tyre është duke u mbajtur në jetës përmes aparaturave, me frymëmarrje të drejtuar.
Në postimin e tij në mesnatë, kreu i qeverisë shprehet se kjo javë do të jetë dhe ajo e furtunës, pasi sipas të gjithë ekspertëve pritet dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara.
Postimi i plotë i Ramës:
? SOT, NË VIGJILJE TË JAVËS QË SIPAS TË GJITHA STATISTIKAVE NGRE FURTUNËN KEMI TË SHTRUAR 20 MOTRA E VËLLEZËR, NGA TË CILËT
10 JANË TË MOSHËS 60-85 VJEÇ
6 JANË TË MOSHËS 50-60 VJEÇ
4 JANË TË MOSHËS 30-49 VJEÇ
? VETËM 3 PREJ TË SHTRUARVE JANË NË REANIMACION DHE 1 PREJ TYRE ME FRYMËMARRJE TË DREJTUAR. TË TJERËT JANË NË GJENDJE TË QËNDRUESHME DHE 3 NGA KËTA SHFAQIN SHENJA INKURAJUESE PËRMIRËSIMI
? ZOTI U DHËNTË MJEKËVE E INFERMIERËVE QË KUJDESEN PËR TA TË GJITHË FORCËN E FRYMËZIMIN QË U DUHET DHE LUTJET TONA LEHTËSOFSHIN RRUGËN E KTHIMIT NË JETËN NORMALE TË ÇDONJËRIT PREJ TË SHTRUARVE
Në vendin tonë derimë tani janë konfirmuar 42 raste me COVID-19, shumica e të cilëve janë zbuluar në qytetin e Tiranës, ndërsa shumica e tyre gjenden të izoluar në shtëpi.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post