Diaspora do të ketë peshën e saj në zgjedhjet e 11 majit, pasi për herë të parë emigrantët jashtë kufijve do të kenë mundësi të votojnë pas qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Ndërkohë ditën e sotme do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.
Aplikacioni ku mund të regjistrohesh gjendet në forma të ndryshme, duke nisur nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon. Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas krijohet një pasword që ka 8 karaktere. Për ta aktivizuar regjistrimin, KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.