Kreu i PD Sali Berisha, reagoi në lidhje me grevën e avokatëve, të cilët kërkojnë anulimin e hartës së re gjyqësore.
Sipas Berishës me hartën e të gjyqësore kryeministri Edi Rama ka 2 qëllime kryesore, të vendosë nën kontroll te plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e këtij sistemi.
Postimi i Berishës:
Sot greva 4 ditore e avokateve te vendit kunder Hartes se Gjykatave.
Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.
Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.
Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:
- Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.
- Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb