Prej mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e këtij aksi, për shkak të defekteve në rrugë.
Ndërkohë referuar interesit të gazetarëve nëse do të bëhet kalimi me tarifë, njësoj si në Rrugën e Kombit, Gjiknuri u shpreh se nuk kishte ndërmend që të diskutonte lidhur me këtë çështje. Ai tha se vendosja e tarifës do të trajtohet hap pas hapi.
Pyetje: Mos ka ardhur koha të hapim një debat edhe për Tiranë-Durrës për ta bërë me tarifë?
Gjiknuri: Nuk jemi këtu për këtë çështje. Kjo është strategjia e qeverisë shqiptare që ka qenë e miratuar me kohë. Kjo është një gjë që do të trajtohet hap pas hapi.
Duhet thënë që rrugët kanë nevojë për financime serioze. Nevoja për investime në rrugë është shumë më e madhe sesa ka mundësi Buxheti i Shtetit. Nëse duam infrastrukturë të gjitha duhet të kontribuojmë për këtë.
(E.K/FAXWEB.AL)