Ivi Kaso dhe Eduart Halimi, dy mbrojtësit e Lulzim Bashës janë paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës për seancën paraprake, e cila pritet të nisë në orën 14:00, me gjyqtar Lazer Sallakun.
Lulzim Basha është marrë si i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA, por ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancën e sotme.
Ajo që bie në sy është rikthimi i Halimit si mbrojtës i Bashës, pasi u shkëput pak kohë më parë nga politika, duke dorëzuar dhe mandatin e deputetit.
Avokatët e kreut të PD, Lulzim Basha, pritet që në seancën paraprake të kërkojnë pushimin e çështjes nga gjyqtari Lazer Sallaku.
Do të jetë gjyqtari Sallaku ai që do të vendosë nëse Basha do të shkojë për gjykim, apo nëse do e konsiderojë si hetim të paplotë dhe do të vendosë rikthimin e dosjes për hetime të mëtejshme.
Vendimi i tretë, që parashikohet sipas procedurës, është që të pushohet kjo çështje, duke iu referuar kështu dhe kërkesës së avokarëve mbrojtës.