Sot bëhet një vit nga vdekja e yllit botëror Prince, i cili do të mbahet mend ndër të tjera për hitet “Cream”, “Kiss”, “Purple rain”.
E pikërisht duke u nisur nga ky hit i fundit që cilësohet si më identifikuesi, vendlindja e tij, Minneapolis, organizon koncerte me grupet locale që risjellin hitet e tij.
Ajo që tërheq vëmendje më shumë në këto organizime, është ngjyrosja e pjesëve të ndryshme të qytetit me ngjyrë të purpurt.
Gjatë karrierës së tij muzikore, Prince realizoi 30 albume dhe shiti 10 milionë të tilla.
(XH.A/SHUPLAKA)