23:30 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

08:11 | 26/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore.

Sipas agjendës së opozitës, protesta e sotme do të zhvillohet në disa zona të ndryshme, në rrugët dhe rreth rrotullimet kryesore të kryeqytetit. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. Protesta do të mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson dhe te Pallati me Shigjeta.

Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. I pyetur në lidhje me atë që pritet të ndodhë sot kreu demokrat, Berisha u shpreh se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

“PD do të vijojë me mosbindje civile, strategji tjetër është dhuna e forca, por ne nuk jemi për luftë guerile. Sot kemi mbështetje si kurrë më parë, por kjo është një rritje e përgjegjësisë sonë. Sirenat e fitores së PD po ushtojnë. Kërkojnë nga qytetarët opozitarë të meritojnë fitoren me mosbindje civile! Është radha jonë”, deklaroi lideri demokrat.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve të vërshojnë sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në kryeqytet.

“Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin. Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre”, u shpreh Noka gjatë mbledhjes së Federatës së Bashkuar në selinë blu.

Ndërsa shtoi: “Së bashku do u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në ora 17:00 drejt Tiranës.”

Flamur Noka theksoi se pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve, që sipas tij ka ardhur koha për t’u dhënë leksionin e duhur. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ftoi qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita më 26 nëntor, në orën 17:00 në Tiranë.

AGJENDA DHE RRETHRROTULLIMET QË DO TË BLLOKOHEN

1 BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14
Deputetet: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

2 RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamëz, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes
Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
Fisnik Qosja

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

3 RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce
Deputete: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

4 Sheshi Willson
Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore
Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi,

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha

5 Pallati me Shigjeta
Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder
Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Kryesi: Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

Etiketa: opozitatirane
Pas

Buxheti 2025 kalon te “Ligjet”, 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet! Nga Avokati i Popullit te KLGJ, institucionet që kërkuan shtesë të të ardhurave! Sa rritet buxheti i tyre

Para

Ngrirje të aseteve dhe regjim vizash, Bashkimi Europian do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë!

Para
Ngrirje të aseteve dhe regjim vizash, Bashkimi Europian do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë!

Ngrirje të aseteve dhe regjim vizash, Bashkimi Europian do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.