Ditën e sotme është duke u zhvilluar provimi i detyrueshëm i Maturës Shtetërore, provimi i gjuhës së huaj. Janë mbi 40 mijë maturantë që sot nisin sfidën e tyre të parë duke iu nënshtruar provimeve më të rëndësishme të mbylljes së sistemit arsimor parauniversitar.
Pedagogia Nevila Xhindi iu ka uruar suksese të gjithë maturantëve në vend dhe thekson se ata sot nisin një etapë e re në jetën tyre. Sipas pedagoges kjo një sfidë e parë për ta për të arritur një rezultat që përcakton vendimet për shkollimin e tyre, e më pas të ardhmen.
Më tej Xhindi nënvizon për maturanët se “kur politika ka futur kthetrat në mendjet tuaja te reja, ju duhet të ndiqni modelet e mira, të shkolloheni, të arrini rezultate, të mësoni të jeni kreativë, të jeni konkurrues”.
“Maturantë të dashur, kudo jeni në gjithë Shqipërinë, suksese sot në provimin e parë të Maturës shtetërore! Me shumë nga ju njihem personalisht, ndaj më lejoni tua përsëris dy fjalë!
Sot, fillon një etapë e re në jetën tuaj, një sfidë e parë për të arritur një rezultat që përcakton vendimet për shkollimin tuaj e më pas të ardhmen.
Kurrë më shumë se sot, kur politika ka futur kthetrat në mendjet tuaja te reja, ju duhet të ndiqni modelet e mira, të shkolloheni, të arrini rezultate, të mësoni të jeni kreativë, të jeni konkurrues jo vetëm me shokun e bankës, por me gjithë bashkëmoshatarët tuaj në botë.
Vetëm dhe vetëm puna, profesionalizmi, integriteti, përballja me sfidat në punë e në jetë ju rrisin, ju japin vendin e duhur në shoqeri!
Harrojeni politikën dhe premtimet e saj për karrierë ( ka hirushe edhe në politikë) por bëni kujdes me rezultetet në shkollë, jini të ndershëm me veten dhe të ardhmen tuaj, bëni zgjedhje që ju vlejnë jo në një ditë, por gjithë jetën.
Tani ju uroj vetëm suksese!
Nga një mike dhe këshilluese juaj në çdo kohë!”, shkruan Xhindi.
Testi për provimin e Anglishtes përmban25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. (J.V/Shuplaka)