13:26 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sot qenkërka dita e lumturisë, por ne e kemi ndërlikuar arritjen e saj saqë përpëlitemi mes Palestinës e Bangladeshit”

16:28 | 20/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sonila Meço, mall për ditët e “Agon Channel-it”

Në ditën ndërkombëtare të lumturisë, gazetarja Sonila Meço komenton raportin e publikuar sot nga Kombet e Bashkuara mbi lumturinë në botë për vitin 2016, ku Shqipëria ishte e 109-ta në renditje.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, gazetarja përmend me ironi faktin se sa poshtë jemi në këtë renditje saqë jemi poshtë vendeve të cilat paraqesin problematika të ndryshme, si: Territoret Palestineze, Zambia, Nepali, Mongolia, Taxhikistani, Tunizia, Maqedonia, Pakistani.

“ Si për ironi të fatit, shenjojmë me shqiptarì origjinën e ditës, por përpëlitemi mes Territoreve Palestineze e Bangladeshit për lumturinë që përjetojmë.”, shkruan Meço.

KOMENTI I MEÇOS

Qenkërka Dita e Lumturisë sot

Kremtim ndërkombëtar mbështetur në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Sipas saj: ‘Ndjekja e lumturisë është pjesë e të drejtave të njeriut dhe një qëllim thelbësor njerëzor’. Ka një kapilar të imët shqiptar në ngjizjen e kësaj dite, sepse themeluesja e saj, Jayme Illien ishte një jetime, shpëtuar rrugëve të Kalkutës nga Misioni i Nënë Terezës 32 vite më parë.

I rikthehemi ditës, sekush e di dhe ndjen vetë sa përpjekje kërkon ai çast lumturie për t’u kapur e jetuar. Megjithëse furracak, rëndësi merr më shumë motivimi se arritja e qëllimit ‘për se’. Pavarësisht konceptit të ndryshëm që kemi për lumturinë, ekziston një matës real i saj i aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, publikuar për herë të parë në 2012-ën. Me të matet progresi i vendeve të ndryshme të botës, duke llogaritur: Prodhimin e brendshëm bruto për banor, mbështetjen sociale, pritshmëritë për një jetë të shëndetshme, liria për të zgjedhur në jetë, bujaria dhe perceptimet mbi korrupsionin.

Në vendin e parë për vitin 2016 është Danimarka, ndjekur nga Zvicra e Islanda. Shqipëria renditet në vendin e 109, në 150 shtete. Mu mbi ne renditen Territoret Palestineze, Zambia, Nepali, Mongolia, Taxhikistani, Tunizia, Maqedonia, Pakistani, ndërsa direkt poshtë nesh me një diferencë prej 0,012 pikësh gjendet Bangladeshi e me radhë Iraku e Namibia.

Si për ironi të fatit, shenjojmë me shqiptarì origjinën e ditës, por përpëlitemi mes Territoreve Palestineze e Bangladeshit për lumturinë që përjetojmë.

Ndoshta sepse dikush është më i lumtur edhe pse ka më pak, a ndoshta sepse me rrethanat që kemi krijuar e kemi ndërlikuar arritjen e lumturisë që në thelb është shumë më e thjeshtë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: sonila meco
Pas

Vdes bankieri David Rockfeller në moshën 101-vjeçare

Para

Shtirej si zëvendësi i Artan Lames, në pranga për mashtrim me legalizimet (EMRI)

Para
Shtirej si zëvendësi i Artan Lames, në pranga për mashtrim me legalizimet (EMRI)

Shtirej si zëvendësi i Artan Lames, në pranga për mashtrim me legalizimet (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.