Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se shpreson për ulje të mëtejshme të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, ai u shpreh se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.
Kjo deklaratë e tij bëhet vetëm pak orë përpara fillimit të takimit të dytë mes palëve në Bruksel, vetëm pak ditë pas takimit ku ishin të pranishëm presidentët dhe kryeministrat e vendeve reciproke me ndërmjetësimin e Mogherinit.
Takimi i javës së kaluar erdhi si një përpjekje e BE-së për të ulur tensionet e ngritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që shqetësoi diplomatët për mundësinë e përshkallëzimeve.
Në takimin e 1 shkurtit, nivelet e larta politike janë thirrur për të garantuar “mbarëvajtjen e procesit dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura” afatet kohore të të cilave tashmë kanë skaduar. (XH.A/SHUPLAKA)