Në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet.
Për shkak të zhvillimit të aktivitetit të nivelit të lartë, të kryesuar nga Presidentët e vendeve pjesëmarrëse, më datë 16 Qershor 2025, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.
Qytetarët këshillohen të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë ditës së sotme.
Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve📍Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
-Në largim të delegacioneve: 📍 Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.