Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet sërish sot në orën 10:00. Ashtu edhe siç u bë me dije një ditë më parë Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje do takohet me Memli Krasniqin, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas mediave në Kosovë takimi ka nisur rreth orës 8:30.
Ftesa për takim nga Kurti iu dërgua edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, por e refuzoi.
Në seancën e 29 prillit Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares. Ajo arriti të merrte vetëm 54 vota.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.