Parlamenti zhvillon sot seancën e radhës plenare në orën 10:00, ku do të ketë edhe një interpelancë të Kryeministrit Edi Rama me deputetin Vangjel Dule.
Interpelanca është kërkuar nga deputeti Dule dhe lidhet pikërisht me çështjen e minoriteteve në Shqipëri, e veçanërisht atë grek.
Një projektligj që pritet të miratohet sot është edhe ai mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për ekstradimin e personave të dënuar.
Ndërkohë që pjesë e diskutimeve pritet të jetë dhe aktualiteti politik, veçanërisht aksioni i SPAK që çoi në pranga ish-ministrin e mjedisit për dosjen e inceneratorëve.