Sot seanca prlamentare në Kuvend pritet të jetë maratonë dhe me tensione. Seanca do të nisë në 10:00 me raportime.
Kjo pasi në rendin e ditës janë parashikuar raportimet vjetore në parlament të krerëve të institucioneve të reja të drejtësisë.
Kështu, i pari në listën do të raportojë punën vjetore të prokurorisë Kryeprokurori Olsian Çela dhe menjëherë pas tij, Kreu i SPAK, Altin Dumani.
Raportimi i tyre vjen në një kohë kur drejtësia ka në dorë disa dosje të bujshme dhe është vënë në epiqendër edhe të sulmeve politike./faxnews