Për herë të njëzet e pestë, deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tani të gjitha përpjekjet kanë dështuar.
Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.
Thirrje për dalje nga ngërçi ka bërë edhe faktori ndërkombëtar.