Sot është Dita Ndërkombëtare e Xhazit. Në mbarë botën mbahen koncerte e ekspozita për këtë ditë të muzikës botërore.
Xhazi është shkrirje e te shprehurit muzikor laik e shpirtëror e amerikanëve me ngjyrë me prejardhje afrikane dhe e elementeve muzikore evropiane.
Xhazi u paraqit në mbarim të shekullit XIX në Amerikë si rezultat i vuajtjeve nën roberinë e të bardhëve. Karakteristike e tij është ritmi me theks jo të drejtë, forma josimetrike, sinkopat e shpeshta dhe intervalet e zbritura e të zvoguluara.
Ndërsa, improvizimi solistik a kolektiv mundëson thurjen e atypëratyshëm të pjesës muzikore. Kështu interpretuesi është njëherësh kompozitor. Bandat e xhazit përfshinin deri në 8 anëtare dhe “big bendi” deri 12-16 të ndarë në grupin melodik dhe ritmik. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post