Në seancën e sotme plenare pritet të miratohen dekretet e Presidentit Bujar Nishani, për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Kështu katër ministrant Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi, Bledi Çuçi pritet të shkarkohen zyrtarisht nga detyra.
Mirëpo edhe pse në Kuvend pritet të konfirmohet përfundimisht shkarkimi I tij, Saimir Tahiri duket se ka nisur punën për fushatën zgjedhore, e cila është edhe arsyeja për të cilën kryeministri ka deklaruar se është shkarkuar.
“Kombinat, per ata qe duan legalizimin e shtepise, jo ata qe duan legalizimin e partise.
Per ata qe Shqiperine e duan me te mire, jo me te lire.
Me PS Tirane, do fitojme te gjithe bashke ne 18 Qershor!”, shkruan Tahiri.
Një ditë më parë, ai shoëroi kryeministrin Rama në shtëpinë e familjes së kryeprirësit të ndjerë shpirtëror të ritit bektashian në botë dhe Kryegjysh i Krygjshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedë Reshat Bardhi. (D.D/Shuplaka)