Në takimin elektoral të zhvilluar në Skrapar, kryesocialisti Edi Rama, ka deklaruar se “shpatën” e drejtësisë, kryeprokurorit të Prokurorisë së Posa.
Në takimin elektoral të zhvilluar në Skrapar, kryesocialisti Edi Rama, ka deklaruar se “shpatën” e drejtësisë, kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ja dha kjo mazhorancë përmes reformës në drejtësi.
Rama tha se në kohën kur mazhoranca kërkonte të bënte Vetingun, bëheshin anketime dhe qytetarët e pyetur nëse një ditë besonin se do të shihnin para drejtësisë politikanë të jepnin llogari, nuk e besonin.
“Dumani nuk erdhi nga materniteti, e sollëm këtu. Vite të tëra ky profesionist, pse nuk thirri ndonjë ministër, lëre ministër, ose drejtor policie, ai dhe prokurorë të tjerë ishin nën çizmen e pushtetit politik. Sot shpatën që ka Dumani dhe që pret majtas e djathtas e kishte bufi në zyrë, aty ku nga dritarja e zyrës shihte sesi njerëz të armatosur brenda zyrës vrisnin. Kur prokurorja donte të hetonte, bufi thonte është lavire”, u shpreh Rama.
Edi Rama: Kur ne donim të bënim Vetingun dhe kur bënim anketime, bënim pyetje që e mendoni se do vijë dita do japin llogari se besonte njeri. Dumani nuk erdhi nga materniteti, e sollëm këtu. Vite të tëra ky profesionist, pse nuk thirri ndonjë ministër, lëre ministër, ose drejtor policie, ai apo prokurorë të tjerë ishin nën çizmen e pushtetit politik. Sot shpatën që ka dumani dhe që pret majtas e djathtas e kishte bufi në zyrë, aty ku nga dritarja e zyrës shihte sesi njerëz të armatosur brenda zyrës vrisnin. Kur prokurorja donte të hetonte, bufi thonte është lavire.
Atë shpatë që ishte aty nga 1912, unë dhe ju ja drejtuam drejtësisë. Nëse ka një arsye të madhe ëhstë pikërisht kjo që të gjithë armiqtë e drejtësisë së pavarur duan ta përmbysin.