00:48 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot skadon afati, KUSH janë kandidatët për t’i zënë vendin Adriatik Llallës

10:19 | 12/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot skadon afati, KUSH janë kandidatët për t’i zënë vendin Adriatik Llallës

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri ka nxitur një tjetër debat mes forcave politike në vendin tonë. Prej 7 dhjetorit Adriatik Llallës i ka skaduar mandati. 

Mazhoranca që bën sikur bashkëpunon dhe më pas kërcënon se do ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë zëvendësin e përkohshëm të Llallës dhe nga ana tjetër opozita deklaron e vendosur që kjo nuk ka për të ndodhur. Ndërkaq Kuvendi ka nisur procedurat dhe afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryeprokuror është ora 18 e ditës së sotme. Deri më tani dihet se ka katër kandidatura për postin e kryeprokurorit.

Arta Marku
Arta Marku, ka ushtruar funksionin e saj të prokurores pranë prokurorisë së Shkodrës. Ajo ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe se ka mbajtur dhe postin e drejtueses së njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Shkodrës. Marku është nëna e dy fëmijëve dhe është e martuar me një oficer të Policisë Gjyqësore, që ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Lezhës. Prokurorja Marku është dhe një figurë e papërfolur nga politika dhe duket si figure që mund të marrë konsensusin nga të dyja forcat politike. Deri më tani ajo është e vetmja femër kandidate për postin e kryeprokurorit. Kujtojmë se Ina Rama e zgjedhur nga Partia Demokratike ka qenë kryeprokurorja e parë dhe e vetme femër në historinë e shtetit shqiptar.

Ferdinand Elezi
Kandidatura e dytë që plotëson kriteret për të qënë kryeprokuror është Ferdinand Elezi. Ky i fundit momentalisht ushtron detyrën e tij, si drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës. Elezi në shumë vite me radhë ka qënë drejtues prokurorie në Kavajë, Durrës, Korçë dhe Fier. Elezi, vjen si prokuror nga rradhët e policisë, ku vite më parë ka ushtruar detyrën si shef komisariati në shumë rrethe.

Henrik Ligori
Një tjetër kandidaturë shumë e përfolur kohët e fundit është dhe Henrik Ligori. Ligori njihet si bashkëshorti i Shegushe Ligorit, ish-deputetes së PS për qarkun e Elbasanit. Ligori ka mbajtur për shumë vite postin e zv/kryeprokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe zv/drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Për shkak të lidhjeve dhe mbështetjeve të segmenteve të caktuara nga Partia Socialiste, Ligori synon të jetë kryeprokurori i përkohshëm Shqiptar.

Besnik Muçi
Megjithëse zyrtarisht nuk e ka pranuar se ai ka kandiduar për të qënë kryeprokuror i përkohshëm, Besnik Muçi sërisht nuk e ka quajtur të mbyllur këtë kapitull, duke u shprehur se mund të kandidojë. Muçi, aktualisht është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai përmbush kriteret ligjore dhe se karriera e tij fillin në prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosje si mbikalimin e “Zogut të zi”. Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fillojë punë pranë Policisë së Shtetit. Pas largimit të Sollaku, Muçi rikthehet sërisht prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Muçi në këtë garë njihet më tepër si kandidat i mbështetur nga Partia Demokratike.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: 4 kandidaturatprokurore
Pas

Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Para

Njihuni me bjonden bukuroshe që mbrojti Presidentin Erdogan në Greqi (FOTO)

Para
Njihuni me bjonden bukuroshe që mbrojti Presidentin Erdogan në Greqi (FOTO)

Njihuni me bjonden bukuroshe që mbrojti Presidentin Erdogan në Greqi (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.