18:08 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sot Teatri është Atdheu”, mesazhet e forta të Adi Krastës në TK: Po bëjmë një marrëveshje me politikën, sa kohë merreni me spektaklin ne do merremi me politikë (VIDEO)

15:11 | 08/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sot Teatri është Atdheu”, mesazhet e forta të Adi Krastës në TK: Po bëjmë një marrëveshje me politikën, sa kohë merreni me spektaklin ne do merremi me politikë (VIDEO)

Perdja u hap, salla nuk ka më vende bosh. Në skënën e Teatrit Kombëtar është ngjitur Adi Krasta, për ti paraprirë një monologu të fortë në përpjekjen për të kuptuar maninë për të prishur. Që në hyrje të fjalës, Krasta ka një konfirmim për qëndresën e Teatrit.

“Njeriu që rri që fle në Teatër, çfarë fiton? Unë mendoj se duhet të jetë diçka e jashtëzakonshme për të fjetur në Teatër, dhe unë do të fle një natë në Teatër”, tha Krasta.

Duke folur për vendimin e qeverisë për të prishur godinën historike, Krasta u shpreh se duan të grabisin truallin për të ndërtuar kullë, një metodë kjo sipas tij e ndjekur dhe me një tjetër godinë në kryeqytet.

“Kanë ndërtuar një qendër brutale biznesi (Stadiumin “Air Albania”), dhe një dhe një bahçe të vogël ku luhet kalçeto. Stadiumi që mban emrin e një kompanie kuazi turke do të mbetet një ndërtesë brutale, banale, nuk i shërben sportit por biznesit dhe është e pabukur”

Megjithatë spekaklti dhe politika për Adi Krastën kanë një të përbashkët, dhe rolet mund të ndërrohen vetëm më një kompromis.

“Po bëjmë një marrëveshje me politikën në Shqipëri, le ta lënë ata spektaklin se e marrim ne. Për sa kohë ata bëjnë spektaklin ne do të bëjmë politikë”

Gjatë monologut  të Krastës, në skenën e Teatrit u bashkuan dhe Moikom Zeqo dhe Eldon Luarasi, duke konfirmuar mbështjen e përbashkët për kauzën teatrore. E për Adi Krastën, rëndësia e kauzës dhe e ndjesive lind dhe vjen vetëm nga teatri.

“Sot këtu ka qenë një mëshirim i një force të padëshifrueshme emocionale. Sot njerëzit kanë qenë një dhe nuk jemi ne qendra e interesit sot, është Teatri. Teatri nuk është bosh, nuk është i vdekur, ne jemi këtu sepse Teatri është shumë i rëndësishëm”, i tha Krasta gazetares së Fax News Edona Haklajt pas përfundimit të monologut.

Në luftën e gjatë të përballjes me pushtetin dhe ne qendresën historike të mbrotjes së kësaj godine, nuk ka asnjë dyshim që Teatri Kombëtar është më shumë sesa vetëm një Teatër.

“Sot Teatri është Atdheu”, përfundoi Krasta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: adi krastaMONOLOGteatri kombetar
Pas

“Edi Rama boll i shpërdorove taksat e shqiptarëve”, Vasili paralajmëron kryeministrin: Mos e harro kurrë këtë

Para

Thaçi ngre dyshime për “stërkëmbësha” në dialogun me Serbinë, reagon direkt pas Haradinajt

Para
Në SHBA Thaçi takoi edhe një njeri tjetër të rëndësishëm, pse vallë nuk e tregoi emrin?

Thaçi ngre dyshime për "stërkëmbësha" në dialogun me Serbinë, reagon direkt pas Haradinajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.