03:04 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:42 | 07/05/2025
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të takohen sot për herë të 12-të në orën 10:00 për të tentuar përsëri konstituimin e organit ligjvënës. Ky proces ka ngecur në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, por ky propozim nuk po mbështetet nga subjektet e tjera politike – PDK, LDK dhe AAK – të cilat e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jo përbashkuese.

Seanca e sotme vjen pas 11 tentativash të pasuksesshme për konstituim të Kuvendit. Të hënën, Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me ftesën për bashkëqeverisje.

Pas kësaj, të martën, LDK mbajti një mbledhje të kryesisë, ndërsa Abdixhiku doli para mediave me një konferencë për shtyp. Gjatë saj, ai refuzoi një koalicion me Vetëvendosjen dhe në vend të kësaj propozoi formimin e një qeverie kalimtare.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i VV-së. Duke pasur parasysh votuesit e kësaj partie, kam ndjerë detyrimin të rikujtoj qëndrimet tona ndaj çështjeve që janë ngritur. Pas një bllokade katërvjeçare dhe përballë rreziqeve për sigurinë kombëtare, bashkëpunimi me z. Kurti është i paimagjinueshëm. Por, për shkak të krizës së thellë institucionale, e cila buron pikërisht nga partia e parë, ne besojmë se është urgjente të gjendet një zgjidhje. LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik, me pjesëmarrjen e të gjitha partive, për krijimin e një qeverie kalimtare,” deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se kjo qeveri do të ishte me mandat të kufizuar – deri në zgjedhjen e presidentit të ri – dhe ftoi liderët e partive politike për një takim të përbashkët rreth kësaj iniciative.

Në fund, Abdixhiku nënvizoi se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar, pavarësisht letrave apo ftesave të përsëritura, duke shtuar se nuk do ta zhgënjejë elektoratin e vet. Ai theksoi se qëllimi i LDK-së është të ofrojë një dalje nga kriza aktuale përmes një zgjidhjeje të përkohshme.

Pas

E rëndë në Mirditë! Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari, dyshohet se vuante nga…

Para

Konflikti Pakistan-Indi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje: Shmangni konfrontimin ushtarak!

Para
Konflikti Pakistan-Indi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje: Shmangni konfrontimin ushtarak!

Konflikti Pakistan-Indi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje: Shmangni konfrontimin ushtarak!

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.